
Gjatë merkatos së verës parashikohet se Paulo Dybala do të jetë një ndër protagonistët e padiskutueshëm.
Argjentinasi ka zhvilluar një sezon shumë të mirë në rradhët e Romës, arsye e mjaftueshme për tu pretenduar nga disa ekipe cilësore.
Paraprakisht duhet theksuar se klauzola e prishjes së kontratës me ‘’ Verdhekuqtë ‘’ i arrin 12 milionë eurot dhe Barcelona, Manchester United, Chelsea dhe Arsenali do të masin forcat për shërbimet e golashënuesit.
Kapaciteti i treguar në metrat e fundit meriton të merret në konsideratë, i demostruar me 16 gola dhe 10 asiste në 36 sfida.
Vendimi i takon ‘’ La Joyas ‘’, i cili ndër vite është konsideruar një ndër sulmuesit më të rrezikshëm, sidomos në Itali.
Shifra e lartpërmendur natyrisht i avantazhon ndjeshëm pretendentët, të cilët synojnë protagonizmin në çdo sezon, në ligat respektive dhe kontinentin e vjetër.



