Inzaghi pas shortit: Interi i meriton këto ndeshje, Benfica skuadër e fortë

Inzaghi pas shortit: Interi i meriton këto ndeshje, Benfica skuadër e fortë

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, foli pas shortit të Champions League, që vendosi zikaltërit në çerekfinale përballë portugezëve të Benfica.

Inzaghi deklaroi se Interi i meriton t’i luajë këto lloj ndeshjesh, ndërsa shtoi se Benfica është një skuadër e fortë.

Interi është kthyer të luajë një çerekfinale të Ligës së Kampioneve dhe për këtë jemi shumë krenarë pasi një klub si i yni meriton të luajë këto lloj ndeshjesh. Kundër Benficas do të jenë dy ndeshje shumë të bukura me një atmosferë të madhe dhe një tension, të denjë për rëndësinë e këtij kompeticioni.

Benfica është një skuadër e fortë dhe me shumë traditë, që ka fituar grupin e saj duke luajtur shumë mirë. Por edhe ne nuk kemi bërë keq dhe duam të jemi të gatshëm që t’u dhurojmë një tjetër ëndërr tifozëve tanë. Do të jenë dy sfida emocionuese dhe të komplikuara, të gjithë ne do të punojmë në maksimum për të mos i lënë asgjë rastësisë dhe të provojmë të kalojmë turin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy