Barcelona mendon të huazojë Amadou Onanan

Barcelona mendon të huazojë Amadou Onanan

Në orët e fundit drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të analizojnë një tjetër alternativë për mesfushën. Amadou Onana, i cili mbron ngjyrat e Evertonit është përfshirë në listën e ‘’ Blaugranëve ‘’, lojtar që spikat si në aspektin fizik edhe në atë teknik.

Vlera e kartonit të 22 vjeçarit nga Dakar arrin 50 milionë eurot dhe qëllimi i tyre është huazimi i tij deri në fundin e sezonit.

Amadou Onana spikat edhe për përshtatjen në disa pozicione , fakt që mund ti japë disa variante Xavi Hernandezit gjatë sfidave.

Objektivi i Joan Laportas është sigurisht rikthimi tek titujt dhe lënia pas e kësaj etape të vështirë në aspektin ekonomik dhe sportiv.

Si në çdo skuadër tjetër periudha të tilla janë të natyrshme pasi rivaliteti sa vjen edhe ashpërsohet në çdo kompeticion dhe tek Barcelona priten shumë ndryshime gjatë merkatos së dimrit.

Amadou Onana prej dy vitesh aktivizohet me Evertonin dhe në sezonin aktual numëron 7 sfida por interesi i ish fituesve të La Ligas dhe më gjerë është i mjaftueshëm për të kuptuar se kemi të bëjmë me një lojtar tejet cilësor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy