
Pothuajse në çdo sezon një ndër problemet e Barcelonës ka rezultuar prapavija.
Pavarësisht rendimentit optimal të mesfushës dhe sulmit traineri Hansi Flick ende ka dyshime në lidhje me këtë pozicion dhe do të mundohet ti japë zgjidhje gjatë verës.
Drejtori sportiv Deco ka nisur ti lëvizë me shpejtësi gurët dhe kësaj rradhe është ndalur tek Hamburgu.
Luka Vuskovic po zhvillon një sezon premtues, kartoni i të cilit i përket Tottenham Hotspurit.
19 vjeçari ka ditur ta përballojë presionin e të luajturit në Bundesligë, një ndër pesë ligat më prestigjoze të kontinentit të vjetër.
Presidenti Joan Laporta është vënë në dispozicion të kërkesave të Hansi Flickut, i cili po punon me shumë përkushtim dhe mbetet një trainer cilësor.
Ndërkohë traineri i ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ Roberto de Zerbi e konsideron pjesë të së ardhmes, ç’ka do të thotë se për ‘’ Blaugranët ‘’ s’do të jetë e lehtë ta transferojnë në ‘’ Camp Nou ‘’.
Priten negociata intensive ndërmjet palëve pasi Luka Vuskovic konsiderohet një pilar në defensivën e ‘’ Spursave ‘’, edhe pse interesi i Barcelonës ia rrit ndjeshëm vlerat.
4 gola në 21 sfida është kontributi i nxënësit të Merlin Polzin në sezonin aktual, të cilit do ti duhet ta analizojë me kujdes interesin e ish fituesve të Champions Leagues.



