
Leipzigu vijon të mbetet një destinacion i preferuar i Chelseat , skuadër me të cilën akordoi kalimin e Timo Wernerit në verën e kaluar.
Londinezët po planifikojnë transferimin e të tjerë lojtarëve , si përshembull Christopher Nkunkut apo Josko Gvardiol, mbrojtës që po shkëlqen me Kroacinë në Botërorin e Katarit.
‘’ Blutë e Londrës ‘’ prej kohësh po i analizojnë performancat e kroatit , lojtar shumë premtues për vijimësinë.
Kryeqytetasit nuk do ta kenë të lehtë sepse në garë është përfshirë edhe Manchester City , Liverpooli dhe Barcelona.
20 vjeçari i ka dhënë një tjetër ritëm kombëtares ‘’ Trikolor ‘’ dhe statistikat e arritura në këtë eveniment flasin qartësisht për një element shumë deçiziv, me 88 % pasime të sakta dhe 70 % duele të fituara , fakte që me të drejtë kanë tërhequr vëmëndjen e drejtuesve respektivë.
Në ‘’ Stamford Bridge ‘’ kanë filluar të fërkojnë duart, për një ndër talentët e të ardhmes por gara parashikohet tejet e ashpër deri në fund sepse katalanasit dhe sidomos ‘’ The Citiziens ‘’ mbeten një skuadër shumë e fuqishme në aspektin ekonomik dhe mund të befasojnë gjatë merkatos së verës.
Do të jetë një sfidë shumë e luftuar dhe drejtuesit që do të jenë më bindës me ofertat e tyre mund të sigurojnë shërbimet e ishi-t të Dinamo Zagrebit, e ardhmja e të cilit mendohet larg ‘’ Red Bull Arenas ‘’.



