
Dëmtimet e lojtarëve, janë kthyer në një problem serioz për skuadrën e Chelsea. Dy lojtarët e radhës që i janë bashkuar infermierisë, janë sulmuesit Sterling dhe Pulisic.
Të dy këta lojtarë u dëmtuan në ndeshjen e fundit me Manchester Cityn dhe u zëvendësuan nga trajneri Potter. Në orët e ardhshme, dy lojtarët do i nënshtrohen analizave të detajuara, për të kuptuar shkallën e dëmtimit.
Sterling-Pulisic u bashkohen në infermieri emrave si Armando Broja, Ben Chilwell, Wesley Fofana, Reece James, Ngolo Kante, Ruben Loftus-Cheek, Edouard Mendy dhe Mason Mount.



