
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar sot se finalja e Kupës së Shqipërisë midis Vllaznisë dhe Skënderbeut, nuk do të luhet më 30 maj, por më 31 maj, duke filluar nga ora 19:00 në stadiumin “Air Albania”.
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në FSHF bën me dije për mediat dhe opinionin publik se ndeshja e planifikuar të zhvillohet me 30 maj, do të zhvillohet një ditë më vonë.
Fituesi i këtij kompeticioni do të diskutohet mes ekipit të Skënderbeut, që është caktuar si ekipi pritës në shortin e hedhur disa ditë më parë nga Sektori i Garave në FSHF dhe Vllaznisë, si ekip udhëtues.



