Trajneri i Holandës, Louis Van Gaal, vuan nga sëmundja e kancerit të prostatës. Këtë e e ka bërë të ditur vetë holandezi, në një intervistë të dhënë së fundmi.
Van Gaal deklaroi se zakonisht njerëzit nuk vdesin nga kanceri i prostatës, por tek ai kjo sëmundje është në një formë shumë agresive.
Zakonisht nuk vdes nga kanceri i prostatës, ose të paktën në 90% të rasteve. Janë sëmundjet e tjera që ke që të vrasin. Por unë kam një formë shumë agresive, i jam nënshtruar terapisë me rreze 25 herë. Më pas duhet të bësh shumë menaxhim të vetes, dhe të vazhdosh jetën.
70-vjeçari tregoi se gjatë kohës si trajneri i Holandës, i është dashur shpesh të shkojë në spital, pa i treguar lojtarëve.
Në çdo periudhë gjatë kohës si trajner i kombëtares, më është dashur të largohem natën për të shkuar në spital pa e kuptuar lojtarët deri më tani. Mendoja se isha i shëndetshëm, por nuk jam.



