
Bujar Pregja, ish-gjyqtar ndërkombëtar dhe pjesëtar i Sektorit të Arbitrimit në FSHF, thotë se VAR ka sjellë përmirësime në kampionatin shqiptar. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Pregja tha se teknologjia VAR, do të ndihmojë shumë në ndeshjet.
“Realisht mendoj se janë përmirësuar shumë gjëra nga VAR. Ka përmirësime. Do ndihmojë shumë në mbarëvajtjen e ndeshjes. Faktet deri tani janë që e ka ndihmuar ndeshjen. Unë nuk thashë që ka rregulluar gjithçka 100%, por ka bërë përmirësime.”, u shpreh Pregja.
VAR u aplikua për herë të parë në Shqipëri këtë sezon, por në javët e para nuk kanë munguar polemikat për vendimet e marra.



