Alexis Sanchez , opsion për Barcelonën

Alexis Sanchez , opsion për Barcelonën

Gjetja e një sulmuesi  mbetet prioritet për Barcelonën në merkaton e dimrit . Katalanasve iu ka munguar finalizimi gjatë pjesë së parë të sezonit dhe nuk duan të vijojnë në këtë situatë e cila nuk po i lë të ngrejnë kokën .

Kuq e blutë duhet të zhvillojnë një merkato inteligjente , pa shumë shpenzime dhe kështu të krijojnë pak e nga pak stabilitetin e dëshiruar për të përballuar çdo situatë të sikletshme në të ardhmen.  Sipas ‘ Sport ‘ listës së kandidatëve i është shtuar edhe ishi i tyre  Alexis Sanchez i cili i njeh shumë mirë spanjollët dhe me eksperiencën e madhe mund të shkaktojë ndryshime në metrat e fundit . 

Kiliani tashmë do të ketë një shans për tu ripërshëndetur me ‘’ Camp Noun ‘’ , aty ku kaloi tre sezone nga 2011 deri në 2014  dhe në 141 ndeshje arriti të shënonte 46 gola nën urdhërat e Pep Guardiolas .   Problemet e 32 vjeçarit tek Interi ia kanë hapur sytë me kohë dhe për fatin e tij , Barcelona ka trokitur përsëri në derën e ishi-t të Udinezes i cili nuk mund ta përballojë faktin e të qënit  zëvëndësues në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ .

Opsioni i largimit nga Milano me formulën e huazimit është shumë favorizues për të ardhmen e Alexis Sanchez , sepse tek Barcelona padyshim do të kishte rolin e titullarit në një ofensivë që kërkon domosdoshmërisht lojtarë me eksperiencë për të mos çeduar  në vijimësi .

Faktet mbeten shumë kokëfortë dhe ‘’ El Nino Maravilla ‘’ e di shumë mirë se nuk i  leverdis qëndrimi tek skuadra e Simone Inzaghit sepse tek ‘’ Los Cules ‘’ do të mund të përfshihej pa problem në 11-shen e Xavi Hernandez dhe kështu të vazhdojë rrugën  drejt rikuperimit të formës optimale .

Duke qenë se jemi drejt fundit të fazës së parë , Alexis Sanchez numëron 14 ndeshje , 2 gola dhe 3 asiste me kampionët e Scudettos , statistika që e kanë vështirësuar shumë qëndrimin në Milano.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy