Koronavirusi, Duka: Çdo klub të gjenerojë të ardhura për të mbijetuar

Koronavirusi, Duka: Çdo klub të gjenerojë të ardhura për të mbijetuar

Pandemia COVID-19 përveç numrit të lartë të viktimave në të gjithë botën ka goditur dhe ekonominë ku përfshihen edhe sportet. Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e asamblesë së FSHF, nga ku presidenti Armand Duka u bëri thirrje të gjitha klubeve për të gjeneruar të ardhurat.

Duke marrë shkas nga disa pakënaqësi për mbështetjen financiare të FSHF, Duka kishte edhe një mesazh për të gjithë trajnerët dhe lojtarët. Ai theksoi se prioriteti madhor i yni gjatë kësaj periudhe do të jetë që futbolli të mbajë veten financiarisht.

Të gjitha kriteret tona të licensimit dhe shumë iniciativave të tjera i shërbejnë realizimit të këtij qëllimi. Ne mendojmë që çdo klub apo skuadër futbolli  të gjenerojë të ardhura nga produkti dhe këto jo thjesht për të mbijetuar, por edhe për tu zhvilluar më tej”, tha Duka.

Sipas tij, për të ndihmuar klubet dhe rritjen e tyre në këtë drejtim, FSHF, ka shtuar asistencën për të përgatitur burimet e tyre njerëzore.

Do të dëshiroja të përsërisja një mesazh shumë të rëndësishëm: Ruajeni lojën, ruajeni shtëpinë tuaj të futbollit. Shqetësimet dhe hallet që kemi është mirë ti zgjidhim me qetësi brenda shtëpisë. Kjo është shtëpia jonë e madhe, e futbollistëve, trajnerëve, drejtuesve, specialistëve, por edhe e mediave sportive. Denigrimi dhe baltosja e padrejtë për interesa dhe inate  personale dëmtojnë futbollin dhe imazhin tonë. Bashkëpunimi, kritika dhe analiza na çojnë përpara.  I përmenda këto sepse shoh një tendencë të disave për të shpërthyer pas çdo veprimi, pa arsyetuar gjatë. Po marr shembull një trajner të cilit nuk i kishte mbërritur mbështetja financiare e federatës dhe ai menjëherë shpërtheu me akuzat: Turp, krim etj. Po ku është turpi, ku është krimi? Mund të ketë edhe gabime, edhe ngadalësim në arritje. Pse nuk komunikon më parë me institucionin duke treguar vlerat e futbollit dhe një institucioni të nderuar si FSHF”, tha Duka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy