Manchester City zgjedh zëvëndësuesin e De Bruyne

Manchester City zgjedh zëvëndësuesin e De Bruyne

Largimi i Kevin De Bruyne sigurisht ka lënë një boshllëk të madh në ofensivën e Manchester City-t.

Natyrisht belgu i dha prioritet aspektit ekonomik dhe zgjodhi të vijojë karrierën në Arabinë Saudite.

Gjatë eksperiencës me ‘’ Qytetarët ‘’ mesfushori kontriboi me 102 gola dhe 170 asiste në 382 sfida, të përmbledhura këto me nëntë sezone në rradhët e kësaj skuadre.

Megjithatë, traineri Pep Guardiola i ka lëvizuar gurët me shpejtësi duke qenë se tek një ekip si anglezët duhet gjithmonë të japësh maksimumin pasi pretendohen titujt në çdo sezon.

Florian Wirtz është shëndërruar në prioritet për teknikun spanjoll, për të cilin ne fakt së fundmi është përfolur se mund të vihet nën drejtimin e kombëtares së ‘’ Tre Luanëve ‘’.

 

Drupal Ad

 

 

 

Përveç ish fituesve të Champions Leagues, asi i Bayer Leverkusenit pretendohet edhe nga shumë klube në kontinentin e vjetër, ç’ka do të thotë se Manchester City s’do ta ketë të lehtë, pavarësisht se favorizohet në njëfarë mënyre për aryse të potencialit në aspektin ekonomik.

Në sezonin e shkuar nën drejtimin e Xabi Alonsos, mesfushori kontriboi me 18 gola dhe 20 asiste në 49 sfida, tek një skuadër e cila u shpall kampione e Bundesligës dhe madje arriti deri në finalen e Europa Leagues.

Ditët vijuese do të jenë përcaktuese për të dy lojtarët, shumë determinante në ekipet respektive por interesi i klubeve me emër dhe në rastin e Kevin De Bruyne oferta astronomike nga drejtuesit e Al Ittihadit, sigurisht e ka bindur për tu larguar nga kontinenti i vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy