Skënderbeu i jep leksion Flamurtarit në Vlorë dhe kryeson i vetëm kampionatin

Skënderbeu i jep leksion Flamurtarit në Vlorë dhe kryeson i vetëm kampionatin

Kryendeshja e javës së katërt mes Flamurtarit dhe Skënderbeut u mbyll me fitoren e bardhekuqve 2-0. Me këtë sukses korçarët qëndrojnë të vetëm në krye të Superiores me 10 pikë pas katër ndeshjeve të para.

Nxënësi fitoi sfidën me profesorin, e çuditshme, por e vërtetë. Orges Shehi e kishte përgatitur më mirë takimin dhe në fund mori një fitore të çmuar kundër ish-trajnerit të tij Ilir Daja. Një fitore që u jep moral dhe qetësi për vijimësinë.

45’ minutata e para u mbyll në barazim pa gola, edhe pse rastet e rrezikshme nuk munguan. Flamurtari jep sinjalin e parë pas 7 minutash lojë.

Sirghi gjuan me kokë pas topit të harkuar nga këndi, por sfera përfundon mbi kuadrat.

Bardhekuqtë i afrohen golit pas një aksioni të shpejtë në krah me Gripshin, i cili shërben për Krasniqin në zonë, por largojnë mbrojtësit vlonjatë në këndore në minutën e 19 të takimit. Ky fraksion u mbyll me vendasit në sulm që i shkojnë shumë pranë golit. Bushiç gjuan nga brenda zonër, por pret mjaft mirë portieri Teqja në minutën e 44.

Në minutat e para të pjesës së dytë spikasin dyluftimet në mesfushë, me kuqezinjtë që provojnë nëpërmjet goditjeve standrarde.

Nga ana tjetër kampionët janë të rrezikshëm në çdo zbritje në sulm.

Pas ekzekutimit të një goditje dënimi miqtë kaluan në avantazh në minutën e 73 të takimit.

Marko Radas hedh një top në zonë dhe aty përfitoi Krasniqi, i cili nga brenda zonës nuk e ka të vështirë ta dërgoj në rrjetë.

Në avantazh Skënderbeu luan më bukur duke iu afruar sërish golit me Gripshin, por Koliçi pret pa problem. Gjithsesi pak para fundit miqtë shënuan edhe golin e qetsisë me anë të sulmuesit Oto John, që e nisi ndeshjen nga stoli.

Bregu jep një top të shkëlqyer për afrikanin, i cili pasi fitoi duelin e shpejtësisë me Pollozhanin me një gjuajte të fortë mposht portierin Koliçi. 0-2 dhe festa është e gjitha për kampionët në fuqi të vendit.

Me poshte klasifikimi i Karegorise Superiore pas javes se 4-te.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy