
Milos Stojanovic, është lojtari më i ri i Vllaznisë. Klubi shkodran ka njoftuar këtë të diel, firmën me mbrojtësin serb. 26-vjeçari e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Kastriotit, ku edhe spikati me paraqitjet e tij. Ky është afrimi i tretë në mbrojtje për Vllazninë, pas Dragoshit dhe Cheshmedjiev, ndërsa u zyrtarizua rinovimi edhe me lojtarin tjetër të prapavijës, Juric.



