
Pas aventurës në Arabinë Saudite Joao Cancelo ka vendosur të rikthehet në kontinentin e vjetër.
Portugezi është bërë përsëri pjesë e Barcelonës, me të cileë zhvilloi në të shkuarën një sezon.
31 vjeçari është transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’ me formulën e huazimit i cili do të vihet nën urdhërat e trainerit Hansi Flick.
Pretendimi i Joao Cancelos është aktivizimi në sa më shumë ndeshje për të qenë në formën optimale pas përfundimit të sezonit pasi për pak muaj starton edhe Botërori.
Përfshirja e luzitanit në formacionin titullar e detyron numrin një të stolit të ‘’ Blaugranëve ‘’ të zhvendosë Jules Kounden dhe Gerard Martin në qendrën e mbrojtjes i cili me eksperiencën mbi supe mendohet se do ti japë një avantazh funksionimit të prapavijës.
Ishi i Valencias natyrisht e njeh mirë La Ligan dhe rivalët dhe ky fakt i shërben për të qenë në lartësinë e duhur pavarësisht se të luash në këtë kampionat gjithmonë është e vështirë.



