
Në orët e fundit drejtuesit e Real Madridit janë vënë në dijeni për çmimin e Rafael Leaos , një ndër objektivat kryesorë për merkaton .
Portugezi konsiderohet shumë i rëndësishëm për skemat e Stefano Piolit por pas akordit të arritur me Palmeirasin për Endrick Felipen , ‘’ Galaktikët ‘’ kërkojnë të shtojnë cilësinë në ofensivë.
Sipas ‘ Sky Sport Alemania ‘’ kuqezinjtë nuk do të pranojnë më pak se 150 milionë euro për golashënuesin , vlerë e cila i korrespondon klauzolës së prishjes së kontratës me ish fituesit e Scudettos.
Tanimë këmbanat e alarmit në ‘’ San Siro ‘’ kanë rënë sepse dihet botërisht potenciali i Florentino Perezit , presidenti i cili përgjithësisht i ka arritur objektivat ndër vite.
Përfundimi i kontratës në 2024-tën dhe mosarritja e marrëveshjes për rinovimin e saj , ia shtojnë shanset Real Madridit për të patur në organikë një ndër sulmuesit më të pretenduar të momentit në arenën europiane.



