
Andriy Shevchenko, është presidenti më i ri i Federatës Ukrainase të Futbollit.
Ish-sulmuesi i njohur, u zgjodh në kongresin që u mbajt në Kiev. Shevchenko u zgjodh president me 93 vota pro, nga 94 delegatët.
47-vjeçari ka qenë futbollisti më i suksesshëm ukrainas, teksa ka luajtur me ekipe si Dynamo Kiev, Chelsea dhe Milani. Me këta të fundit ia doli të fitojë edhe “Topin e Artë”, vlerësimi më i rëndësishëm për një lojtar.



