Cristiano Ronaldo, në dyshim e ardhmja tek United

Cristiano Ronaldo, në dyshim e ardhmja tek United

Momenti i ndërlikuar i Manchester United duket se do të ndikojë tek peshat e rënda të ekipit . I tillë është rasti i Cristiano Ronaldos i cili po përjeton një periudhë me shumë pengesa, fakt që mund të shkaktojë largimin nga ‘’ Old Trafford ‘’ në fundin e sezonit.  

Të ndodhë çfarë të ndodhë me siguri 36 vjeçari nuk do të bëhet pishman sepse është e qartë rëndësia e tij në skemat e Ole Gunnar Solskjaer pavarësisht se ‘’ Djajtë e Kuq ‘’  nuk po tregojnë ende fytyrën e vërtetë gjatë ndeshjeve  .

Sipas ‘’ Express ‘’ ky lajm i ka tronditur themelet e ‘’ Pallatit të Endërrave ‘’ sepse ‘’ Cr7 ‘’ është një lojtar unik dhe konsiderohet krejtësisht e pamundur ti gjesh një zëvëndësues . Pikat mbi i janë vënë tek Manchester United.  Nëse nuk arrihet klasifikimi për në Uefa Champions League në sezonin e ardhshëm,  valixhet e sulmuesit nga Madeira do të bëhen gati për të nisur një tjetër eksperiencë,  sepse prioriteti i tij është kompeticioni më i famshëm europian për klube , mungesa e të cilit do të konsiderohej një dështim për bishën portugeze .

Megjithatë,  pavaresisht peripecive të cilat në botën e futbollit janë normale , golat e pesë herë fituesit të Topit të Artë s’harrohen lehtë dhe befasojnë duke llogaritur  moshën sepse në 12 ndeshje ka realizuar 9 gola dhe 1 asist duke treguar se s’njeh asnjë limit në lidhje me  suksesin por fatkeqësisht kontributi i dhënë s’ka rezultuar aq efektiv sa duhet për vijimësinë e 20 herë kampionëve të Premier Leagues . 

Patjetër që tek  ‘’ The Red Devilsat ‘’ duhet një ndryshim total për të respektuar Adn e klubit dhe  sigurimin e një bilete për në Uefa Champions League në sezonin e ardhshëm dhe koha e ka treguar se me rekordmenin në skuadër çdo gjë është e mundur .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy