Meksi: Dallimet mes ligjeve për bastet

Meksi: Dallimet mes ligjeve për bastet

Endri Meksi, specialist IT dhe sipërmarrës, foli në emisionin “SportZone” në MCN TV, për mbylljen e basteve, për të cilën tha se ishte një masë, duke parë se në atë kohë opozita ishte edhe në një sulm konstant për qeverinë.

Sipas Meksit, në atë kohë kur u mbyllën bastet, mungoi edhe reagimi nga ky sektor, pavarësisht se të ardhurat që gjeneroheshin ishin të mëdha.

Gjithashtu ai shpjegoi edhe ndryshimin mes ligjeve, për pikat e basteve, ku shtoi se distanca nuk u respektua kurrë.

Nuk do të thoja një idiotësi, por mbyllja ishte një masë. Vinte një periudhë rritje konstante e basteve. Dhe në atë kohë, opozita ishte në sulm konstant për qeverinë për këtë. Qeveria e gjendur përpara këtij skenari, vendosin ta mbyllin.

Kishte zero reagim edhe nga sektori i basteve, nga biznesmenët që lëvizin lekun e madh dhe ishin indiferent. Distancat nuk u respektuam kurrë. Ata nuk  e ndjenin presionin. Ligji 155 në 2015, vendoste një afat, që ishte dhjetori i 2018. Ndryshimet që preknin këtë që po flasim, ishet  numri i pikave, 1 mijë për çdo nipt dhe distanca mes tyre, distanca nga shkollat nga institucionet fetare dhe distancat mes tyre. Këto distanca nuk u zbatuan kurrë mes tyre. Për distancat kishte dalë VKM në janar të 2017. AMLF nuk mund të bënte asnjë gjë, sepse afati ishte dhjetori i 2018. Nëse nuk do ishte bërë ndërhyrja deri në janar të 2019, atëherë do ishte AMLF dhe do kishte përgjegjësi.

Ka një problem të mënyra që është shkruajtur. Ligji thotë që licenca u nis në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Nuk kishin licencë në kohën e ligjit të mëparshëm, të 2008. Nuk përcaktonte asnjë lloj licence. Nuk ishte as në numër dhe as në sasi. Koncepti i NIPT-it sekondar u shtua më vonë, në ndryshimet 2010-2011 të ligjit, sepse përkoi edhe me ligjin e QKB. Deklarimi bëhej thjesht deklarim, nuk shkoje dhe merrje leje në AMLF për ta hapur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy