Atletico Madridi, synon Marc Cucurellan

Atletico Madridi, synon Marc Cucurellan

Rendimenti i shkëlqyer i Marc Cucurellas me kalimin e kohës po i siguron pretendentë cilësorë.

Atletico Madridi i Diego Simeones është një ndër to, drejtuesit e të cilit besohet se do të bëjnë maksimumin për ta transferuar në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’. 

Mbrojtësi e ka konsoliduar vendin e një titullari, si tek Chelsea ashtu edhe tek Spanja e Luis de la Fuentes, i cili natyrisht po zhvillon një eksperiencë shumë të mirë, fitues i Conference Leagues dhe Botërorit të Klubeve në sezonin e shkuar.

 S’duhet harruar edhe kontributi në fitimin e Europianit me Spanjën, një kompeticion shumë i rëndësishëm në futboll.

 ‘’ El Cholo ‘’ e admiron lojën e 27 vjeçarit i cili spikat për efektivitetin në duelet një kundra një dhe inkursionet e shpeshta në kundrasulme. 

Mirëpo, traineri i ‘’ Bluve të Londrës ‘’ Enzo Maresca është shprehur kategorik në lidhje me Marc Cucurellan, të cilin e konsideron të domosdoshëm në 11-she. 

Për më tepër, falë paraqitjeve të një niveli impresionues edhe vlera e kartonit ka shënuar rritje, fakt i cili e vështirëson arritjen e objektivit nga ‘’ Los Colchoneros ‘’. 

Ishi i Brightonit po zhvillon sezonin e katërt me londinezët, i shoqëruar deri më tani me 22 sfida dhe 2 asiste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy