Largimi i Karim Benzema ka lënë një boshllëk të madh në sulmin e Real Madrid. Klubi spanjoll ka nisur nga puna, për të gjetur zëvendësuesin. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se trajneri Carlo Ancelotti e ka një preferencë. “Relevo” shkruan se tekniku italian, do në skuadrën e tij sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen. Megjithatë arritja e një marrëveshje me Napolin nuk do të jetë e lehtë, pasi për Osimhen interesohet edhe PSG, ndërsa klubi italian kërkon mbi 100 milionë euro për ta lënë të lirë.



