
Duke folur për buxhetin e sportit, në emisionin “Skaner” në MCN TV, presidenti i Federatës së Volejbollit, Erli Pëllumbi, deklaroi se federata që ai drejton, ka pasur ulje.
Pëllumbi tha se buxheti mund të jetë rritur, por aty futen edhe investimet, KOKSH, apo edhe shpërblimet e sportistëve, ku për këta të fundit tha se nuk kanë pse të marrin lekë në kurriz të federatave.
Ne kemi pasur një ulje të buxhetit si Federatë dhe kjo penalizon shumë federata. 140 milionë lekë për volejbollin nuk janë për asgjë. Hoxha me të drejtë thotë se buxheti i sportit është më i lartë se e kaluara, por këtu futen investimet dhe KOKSH, apo edhe shpërblimet e sportistëve.
Urdhëresa për sportistët që kanë derdhur djersën dhe ngrenë flamurin shqiptar, janë ambasadorët e vetëm. Ata sportistë që na bëjnë krenarë, nuk kanë pse marrin lekë në kurriz të të gjitha federatave të tjera.



