
Franck Ribery është ende pa një skuadër, nga momenti kur u largua nga skuadra e Fiorentinës.
Sulmuesi francez dëshiron të qëndrojë në Serie A dhe për këtë arsye i është ofruar disa klubeve në Itali. Thuhet se sulmuesi i është ofruar Milanit, Lazios, Sampdorias dhe Salerinitanas, por vetëm me këta të fundit bisedimet po vazhdojnë.
Salernitana është në kërkim të një sulmuesi dhe mund të pranojnë të firmosin me Ribery.
Sipas mediave italiane bisedimet mes drejtuesve dhe 38-vjeçarit vazhdojnë dhe në fundjavë mund të vijë firma.



