Triumf me “poker” golash, PSG fiton Superkupën e Francës (VIDEO)

Triumf me “poker” golash, PSG fiton Superkupën e Francës (VIDEO)

Paris Saint-Germain, është fituesja e Superkupës së Francës, teksa mposhti me shifrat e thella 4-0 skuadrën e Nantes.

Kampionët nuk e vunë për asnjë moment në dyshim fitoren, duke qenë dominues gjatë gjithë takimit.

Leo Messi hapi serinë e golave në minutën e 22-të, ndërsa në fundin e pjesës së parë, Neymar dyfishoi shifrat.

Spektakli nuk u mbyll këtu, pasi parisienët shënuan edhe dy herë të tjera me Ramos në minutën e 57-të dhe Neymar në minutën e 82-të.

Ky është trofeu i parë për Galtier në stolin e PSG, me trajnerin francez që e nis në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e re.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy