Partizani barazoi në miqësoren e dytë në Slloveni, ndaj skuadrës së NK Dekani, me rezultatin 1-1.
Të kuqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë një goli të shënuar nga Murataj në minutën e 23-të, ndërsa 4 minuta më vonë, protagonist u bë portieri Alban Hoxha, i cili priti një penallti.
Pjesa e dytë, nisi me sllovenët më kërkues, të cilët barazuan shifrat në minutën e 64-t, pas një gafe në mbrojtjen e Partizanit.
“Demat” më herët kishin mundësinë për golin e dytë, por Bruno Telushi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Kjo ishte miqësorja e dytë në Slloveni për Partizanin, që në të parën fitoi 1-2 ndaj Mura.



