Kupa e Amerikës/ Scaloni: Ishte e vështirë, por e merituam

Kupa e Amerikës/ Scaloni: Ishte e vështirë, por e merituam

Argjentina edhe njëherë ka arritur të presë një biletë për në finalen e Kupës së Amerikës.

‘’ Albicelestët ‘’ e mundën Kanadanë me rezultatin e pastër 2-0 me golat e Julian Alvarez dhe Lionel Messit, të cilët u konsideruan favoritë për ta fituar sfidën.

Pas saj nuk kanë munguar as deklaratat e trainerëve respektive. Lionel Scaloni:

‘’ Eshtë shumë e vështirë të shkosh në finale përsëri dhe e arritëm objektivin ".

Edhe pse është një ndjenjë shumë e veçantë, gjithashtu thekson një përgjegjësi për arsye se duhet të bëjmë maksimumin për tu shpallur kampionë. Lojtarët janë shumë kompetitivë dhe të uritur për sukses. E kemi merituar arritjen në finale ‘’, përfundoi traineri nga Pujato.

 

Drupal Ad

 

 

 

Në fundin e kësaj sfide shumë të rëndësishme, nuk kanë munguar as fjalët e teknikut të Kanadasë Jesse Marsch:

“ Jam shumë i kënaqur me performancën e ekipit. Asnjëherë nuk mendova se do të arrinim deri këtu. Kemi krijuar një grup lojtarësh shumë cilësor dhe na mbetet ende shumë për të bërë. Jam optimist dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën në vazhdimësi “, ishin këto fjalët e amerikanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy