Garë e ashpër për Jeremie Frimpong

Garë e ashpër për Jeremie Frimpong

Sfidat ndërmjet gjigandëve të kontinentit të vjetër pa diskutim do të vijojnë edhe gjatë merkato së verës.

Mbrojtësi i Bayer Leverkusenit Jeremie Frimpong është përfshirë në listën e Real Madridit, Manchester City-t dhe Bayern Munchenit, tre kandidatë potencialë për të fituar çdo trofe në të ardhmen.

Sipas ‘ HITC ‘ klauzola e prishjes së kontratës me ‘’ Aspirinat ‘’ është vetëm 40 milionë euro, një shifër lehtësisht e përballueshme nga të treja këto ekipe.

Sipas ‘ Bild ‘, prej kohësh 23 vjeçari e ka shprehur se synon largimin nga fituesit në fuqi të Bundesligës, i cili u rrit në kategoritë inferiore të ‘’ Qytetarëve ‘’ por ‘’ Galaktikët ‘’ dhe bavarezët do të luftojnë deri në fund për ta arritur objektivin.

 

Drupal Ad

 

 

 

Jeremie Frimpong shquhet si një lojtar shumë i shpejtë, një mur në prapavijë, shumë i frikshëm gjithashtu me inkursionet drejt portave kundërshtare.

Lojtari i kombëtares së ‘’ Tulipanëve ‘’ do të ketë një sfidë të vështirë në Europianin që do të zhvillohet në Gjermani, i cili sigurisht do të jetë përcaktues për të ardhmen, eveniment ku do të jepet maksimumi nga çdo lojtar për arsye se përfaqësojnë shtetet e tyre.

14 gola në 47 sfida tregojnë se Jeremie Frimpong di të shfrytëzojë shanset që i jepen edhe në metrat e fundit, i cili ishte pjesë e suksesit të Bayer Leverkusenit në kampionatin gjerman, skuadër me të cilën arriti edhe në finalen e Europa Leagues, fatkeqësisht të humbur kundër Atalantës së Bergamos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy