
Ballkani ka humbur ndeshjen e kthimit në shtëpi në Conference League, ndaj skuadrës turke të Sivasspor me rezultatin 1-2. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja e nisi shumë mirë ndeshjen, teksa kaloi në avantazh në minutën e 36-të me Thaqin.
Në pjesën e dytë, Sivasspor, u shfaq më kërkuese, dhë arriti të përmbysë rezultatin, falë golave të Arslan në minutën e 72 dhe Angielski në minutën e 81.
Me këtë humbje, Ballkani zbret në vendin e fundit me 4 pikë po aq sa Slavia Pragë në grupin G, ndërsa Sivasspor dhe Cluj janë me nga 7 pikë.



