
Vështirësitë e hasura nga Chelsea për firmosjen me Pierre Emerick Aubameyang , e kanë detyruar Thomas Tuchelin të hartojë planin B për ofensivën .
Sipas ‘ Mundodeportivos ‘ Alvaro Morata shikohet si shpëtimi për ‘’ Blutë e Londrës ‘’ në metrat e fundit , sulmues tejet cilësor i cili e ka demostruar potencialin kudo ku ka vënë këmbët.
Pas largimeve të Romelu Lukakut dhe Timo Wernerit , traineri gjerman nuk ka reshtur se kërkuari një zëvëndësues cilësor dhe në ditët e fundit të merkatos duket se e ka gjetur zgjidhjen .
Megjithatë aventura e parë tek Chelsea nuk rezultoi siç e priste golashënuesi dhe ky faktor mund ndikojë në mosarritjen e kësaj marrëveshje pavarësisht momentit të vështirë që po kalojnë londinezët.
Nga ana tjetër , edhe pse Atletico Madridi nuk e ka filluar siç duhet sezonin , 29 vjeçari konsiderohet kyç nga Diego Simeone, trainer që shquhet për kokëfortësinë e tij , i cili tashmë ja ka dhënë përgjigjen Chelseat .
Koha nuk premton shumë por në ‘’ Stamford Bridge ‘’ shpresohet që problemet të marrin fund pasi kjo skuadër si gjithmonë konsiderohet një ndër favoritet për të fituar çdo kompeticion , prioritet absolut prej shumë vitesh.



