Trajneri Nevil Dede, në emisionin “Skaner” në MCN TV , analizoi humbjen e Tiranës ndaj Zrinjskit, në turin e dytë në Conference League.
Sipas Dedes, dy lojtarët e vetëm me notë pozitive, në ndeshjen e djeshme, ishin portieri Visar Bekaj dhe mesfushori Albano Aleksi.
Nëse Tirana është ndërtuar vetëm për të pasur sukses vetëm në Superiore, do të thoja që nuk ka faj trajneri. Seferi dhe Xhixha konsumojnë shumë dhe para porte nuk janë të freskët sa duhet. Dje notë pozitive kishte vetëm për Bekajn dhe Aleksin.
Faktet janë kokëforte dhe shifrat janë të vërteta. Nuk mund të themi, që një Tiranë e fortë del vetvetiu, por del nga ky kampionat. Nuk kuptoj diçka që, mund të të penalizojë kualiteti i kundërshtarit, por që të rritemi fizikisht, nuk na ndalon asnjeri.



