
Është mbyllur java e 19-të me dy ndeshjet Partizani-Laçi 0-0 dhe Teuta-Luftëtari 2-3. Dy rezultate që nuk kanë ndryshuar asgjë në klasifikim, me të kuqtë që në kuotën e 28 pikëve, mbeten në vend të 6-të të renditjes, pa mundur dot të parakalojnë Laçin që barazon në kutëon e 29 pikëve, Kamzën dhe Kukësin.
Partizanit dështoi në “Selman Stërmasi”, pasi nuk ka mundur dot të përfitojë në përballjen direkte me Laçin, duke arritur jo më shumë se një barazim pa gola. Një ndeshje në të cilën të kuqtë kanë shënuar vetëm një gol të anulluar për pozicion jashtë loje të realizuar nga Progni, dhe një rast flagrant të shpërdoruar nga Bardhi. Nga ana tjetër, kurbinasit kanë marrë një pikë shumë të rëndësishme, me lojë perfekte në fazën defensive.
Ndërsa në "Niko Dovana" aty ku Teuta priste Luftëtarin. Dy golave të Vasil Shkurtaj, ju përgjigjen Ardit Hila me penallti dhe Xhonathan Lajthia, duke i dërguar në barazim 2 me 2 skuadrat drejt dhomave të zhveshjeve.
Por golat nuk kishin shteruar, pasi në minutën e 66-të të pjesës së dytë Luftëtari kaloi në avantazh pas një devijimi të çuditshëm drejt portës së Kastratit të një nga mbrojtësve të bregdetarëve.
Në "Zeqir Ymeri" Kamza ka befasuar Kukësit, duke i mundur minimalisht 1 me 0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Rezi në minutën e 69-të. Pas pësimit të golit, verilindorët tentuan të reagojnë dhe në minutën e 81 ishin shumë pranë golit, por goditja e Donet Shkodrës u stampua në shtyllë. Pas kësaj fitoreje Kamza ngjitet në kuotën e 29-të pikëve, aq sa Kukësi.
Vllaznia është rikthyer tek fitorja pas 3 takimesh. Kuqeblutë mundën pastër 2 me 0 Lushnjën. Të dy golat u shënuan në fraksionin e dytë, dhe kishin autor Xhevahir Sukaj.



