
Situata e portierit Andriy Lunin ka ndryshuar totalisht në muajt e fundit.
Mbërritja e Kepa Arrizabalagas në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ e zbehu figurën e ukrahinasit por pasioni për këtë sport dhe dhënia e maksimumit duket se e ka ndryshuar atë.
Drejtuesit e Real Madridit tanimë e konsiderojnë pjesë të së ardhmes 25 vjeçarin, për të cilin po mendohet zgjatja e kontratës aktuale, e cila përfundon në 2025-sën.
Natyrisht tek një ekip si ‘’ Galaktikët ‘’ nëse nuk je në nivelin e duhur duhet të bësh gati valixhet por ishi i Real Oviedos po e rikuperon terrenin e humbur dhe shikohet si një protagonist në vitet vijuese.
Ky sukses i Andriy Lunin shoqërohet edhe me atë të ‘’ Los Blancos ‘’ në të gjitha kompeticionet deri më tani, një ekip si gjithmonë tejet i rrezikshëm dhe i uritur për ti shtuar trofetë në çdo sezon në vitrinën e tejmbushur.
Për këtë portier hapi i drejtuesve të ‘’ Los Merengues ‘’ është një privilegj pasi kemi të bëjmë me një ndër klubet më të famshëm të historisë së futbollit, i cili për më tepër vijon të bashkjetojë me sukseset.



