Juventus, i vendos çmimin Weston McKennie

Juventus, i vendos çmimin Weston McKennie

Sezoni aktual po rezulton një ndër më të mirët për Weston McKennie.

Mesfushori ka arritur ta konsolidojë vendin e titullarit në skemat e Thiago Mottas, shpeshherë deçiziv gjatë sfidave.

Kontrata me Juventusin i përfundon në 2026-tën por merkatoja e verës konsiderohet shumë e rëndësishme për vijimësinë.

Amerikani tashmë është përfshirë në listën e drejtuesve të Barcelonës, të cilët kërkojnë medoemos ta përforcojnë repartin e mesfushës në përfundimin e sezonit.

Përshtatja në disa pozicione dhe ndihma që i jep repartit të prapavijës sigurisht i ka krijuar një garanci numrit një të stolit të ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’, i cili beson tek aftësitë e 26 vjeçarit.

Drupal Ad

Megjithatë, fakti se është drejt finalizimit të kontratës me gjigandët e Serisë A i jep një lloj avantazhi ‘’ Los Cules ‘’ për ta transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’ kundrejt një çmimi të përballueshëm.

Traineri Hansi Flick po tregon se është i duhuri për të ardhmen e spanjollëve, të cilët synojnë të fitojnë të gjithë trofetë e mundshëm gjatë sezoneve.

Flitet se ‘’ Azulgranët ‘’ mund ta arrijnë objektivin me një ofertë rreth 15 milionë euro dhe s’përjashtohet fakti se Weston McKennie të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës referuar Serisë A, i cili deri më tani numëron 5 gola dhe 3 asiste në 28 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy