
Pas Manchester United, dy ekipe të tjerë janë futur në garë për Giorgio Scalvinin.
Sfida do të përqëndrohet në Premier League pasi edhe Chelsea me Manchester City-n i trokitur në derë Atalantës për italianin.
Rendimenti i 20 vjeçarit vijon të impresionojë, prezenca e të cilit e ka ndihmuar të ashtuquajturën ‘’ La Dea ‘’ për të treguar cilësitë edhe në repartin defensiv.
Strategu Gian Piero Gasperini e konsideron një ndër më të mirët tek zikaltërit, me të cilët numëron 25 sfida, 1 gol dhe 1 asist në sezonin aktual.
Interesi për Giorgio Scalvinin nuk konsiderohet vetëm një kërcënim për bergamaskët por edhe një mundësi shumë e mirë për të mbushur arkat, edhe pse rëndësia e tij në skemat e numrit një të stolit s’ka nevojë për koment.
Për këtë arsye,lojtari i lindur në Chiari mund të shëndërrohet në një ndër shitjet më të bujshme të Atalantës në merkaton verore, e cila do ti jepte mundësinë për të treguar vlerat tek një ekip elite në Premier League.



