Williams në orbitën e Real Madridit

Williams në orbitën e Real Madridit

 Sezonin e fundit  Nico Williams surprizoi me Athletic Bilbaon dhe sakrificat tashmë i janë shpërblyer spanjollit.

Real Madridi ka nisur ofensivën për 20 vjeçarin i cili ja ka bërë më të lehtë punën Ernesto Valverdes duke treguar vlerat në metrat e fundit.

‘’ Galaktikët ‘’ tashmë kanë shpallur kandidaturën për ta transferuar Nico Williams në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ për arsye se Carlo Ancelotti kërkon përforcime në krahun e majtë të sulmit pavarësisht se të tijët janë ekipi për tu mundur në sezonin aktual .  

E vetmja pengesë për ‘’ Los Blancos ‘’ është kontrata e perlës nga Pamplona me vaskët e cila skadon në 30 qershorin e 2024-tës por i takon drejtuesve të ‘’ Los Rojiblancos ‘’ të marrin një vendim duke ditur se manjati Florentino Perez shquhet për oferta të majme dhe Carlo Ancelotti e meriton çdo sakrificë të presidentit të Real Madridit.

Ekziston edhe mundësia e një rinovimi me Athletic Bilbaon , ekip në të cilin Nico Williams konsiderohet një emblemë .

Kryeqytetasit i pret një sezon i vështirë por gjithmonë mendojnë për më tej me objektivin e shtimit të trofeve në vitrinën e tejmbushur  dhe vijimin e dominimit në sportin më të ndjekur në botë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy