
U luajtën ditën e sotme ndeshjet e javës së tetë në Kategorinë e Parë.
Bylisi vazhdon të jetë i pandalshëm, teksa ditën e sotme mposhti ditën e sotme Vorën në transfertë me rezultatin 0-2.
Apolonia është mposhtur në shtëpi nga Besëlidhja, me këta të fundit që triumfuan 0-3.
Erzeni nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Korabit, teksa me të njëjtin rezultat u mbyllën edhe sfidat Lushnja-Turbina dhe Tërbuni-Tomori.
Burreli barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Pogradecit, ndërsa Shkumbini dhe Besa barazuan 2-2 mes tyre.



