
Natyrisht që duelet midis titanëve në kontinentin e vjetër asnjëherë nuk do të mungojnë.
I tillë do të jetë edhe ai ndërmjet Arsenalit dhe Manchester United për Igor Tyjon, një talent i cili aktivizohet në rradhët e Blackburn Roversit.
Sulmuesi edhe pse në Championship po evidenton se do të jetë një ndër referentët sidomos në Angli në të ardhmen e afërt dhe interesi i ‘’ Topchinjve ‘’ dhe ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ e konfirmon këtë fakt.
Lajmi është raportuar nga tabloidi britanik ‘ The Sun ‘ dhe duhet theksuar se një transferim në ‘’ Emirates ‘’ apo në ‘’ Old Trafford ‘’ do t’ia ndryshonte në çdo kuptim karrierën golashënuesit.
Lojtari nga Southport është grumbulluar edhe me ekipet inferiore të kombëtares së ‘’ Tre Luanëve ‘’ dhe duhet shtuar se nga ekspertët konsiderohet tejet i kompletuar.
Përpos aspektit sportiv Arsenali dhe Manchester United njihen edhe si tejet potentë në atë ekonomik dhe pritet një duel emocionues dhe i ashpër për nxënësin e Valerien Ismael.



