Spanjë, baskët kërkojnë referendum pavarësie (VIDEO)

Spanjë, baskët kërkojnë referendum pavarësie (VIDEO)

Mbi 175 000 vetë në Spanjën Baske formuan një zinxhir njerëzor prej 200 km të dielën për të thirrur një një referendum mbi pavarësinë. Zinxhiri zgjati 201.9 km nga San Sebastian në Victoria-Garteiz - kryeqyteti i rajonit autonom të komunitetit bask. Ajo u organizua nga grupi Guru Esku Dago si një thirrje paqësore për qeverinë spanjolle për të lejuar një votim mbi pavarësinë. Ngjashëm me situatën në Katalonjë, qeveria spanjolle ka deklaruar se çdo votim mbi këtë temë do të ishte i paligjshëm.

Neni 2 i Kushtetutës spanjolle i referohet "unitetit të pandashëm të kombit spanjoll" dhe mbajtja e referendumit të pavarësisë në Katalonjë vitin e kaluar u ndesh me një goditje të ashpër nga qeveria e Madridit, që tashmë ka marrë në dorë administrimin e rajonit.

Ish-kryeministri Mariano Rajoy, i cili u kritikua gjerësisht për trajtimin e krizës katalanase, u shkarkua nga detyra në një votim mosbesimi më 1 qershor. Mocioni, i paraqitur nga udhëheqësi socialist Pedro Sanchez, u mbështet nga deputetët baskë dhe katalanas.

Tani kryeministri, Sanchez ka treguar se ai do të jetë i gatshëm të ndryshojë Kushtetutën për t'i dhënë rajoneve autonome më shumë kompetenca. Ai qëndroi larg argumentit për ndarje të plotë, por shprehu veten në favor të një qasjeje më federale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy