
Distancimi prej vitesh tashmë nga titujt e rëndësishëm vijon të jetë një çështje shqetësuese tek Juventusi.
‘’ Zonja e Vjetër ‘’ në të kaluarën dominoi totalisht në Itali, skuadër e cila fitoi nëntë Scudetto rradhazi por me kalimin e kohës mbeti në prapavijë.
Merkatoja vijuese si gjithmonë konsiderohet shumë e rëndësishme nga drejtuesit e torinezëve, me anë të cilës do të tentohen të përforcohen repartet që nuk e kanë bindur deri më tani trainerin Massimilliano Allegri.
Një ndër objektivat e strategut Italian është përforcimi i mesfushës dhe një element që vijon ta impresionojë është Teun Koopmeiners.
Hollandezi konsiderohet një ndër nxënësit shembullorë të GIan Piero Gasperinit, i cili pretendohet nga disa ekipe me emër, fakt që thekson se do të luhet një sfidë e ashpër për shërbimet e këtij lojtari.
Ndërkohë, drejtuesit e Atalantës kanë nisur të fërkojnë duart, të ndërgjegjshëm për rëndësinë e 25 vjeçarit, largimi i të cilit nga ‘’ Gewiss ‘’ do ti jepte shansin bergamaskëve për të mbushur arkat.
Sezoni aktual është i treti tek zikaltërit dhe deri më tani numëron 17 sfida , 3 asiste dhe 3 gola me të quajturën ndryshe ‘’ La Dea ‘’.
Në vijimësi pritet një ofertë në adresë të Atalantës për ishi-n e Az Alkmaarit, referent i padiskutueshëm në 11-shen e Gian Piero Gasperinit.



