Rikthehet Champions League, Milani dhe Juventusi të “dënuar” për fitore

Rikthehet Champions League, Milani dhe Juventusi të “dënuar” për fitore

Ditën e sotme do të luhen 8 ndeshje në Champions League, të vlefshme për raundin e pestë në fazën e grupeve.

Në grupin E, Milani është i dënuar të fitojë në transfertë ndaj Dinamo Zagreb, për të mos rrezikuar eliminimin, pasi mometalisht mbajnë vendin e tretë me 4 pikë, 2 më pak se Salzburg dhe 3 më pak se Chelsea. Këto dy të fundit përballen mes tyre.

Interesante është situata edhe në grupin H, aty ku Juventusi përballet në transfertë me Benfica dhe fitorja gjithashtu është detyrim, për të shpresuar në një kualifikim të mundshëm, me kombinim rezultatesh.

Në këtë grup, PSG dhe Benfica kryesojnë me nga 8 pikë, ndërsa Juventusi është i treti me 3 pikë.

Përballje tjetër interesante është edhe ajo mes Dortmund dhe Manchester City në grupin G, apo edhe Leipzig-Real Madrid në grupin F.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy