
Pas afro një dekade suksesi në rradhët e Bayern Munchen, Kingsley Koman ka marrë vendimin të largohet.
Francezi sipas L’Equipe dëshiron të nisë një tjetër eksperiencë, të cilit në fakt nuk i kanë munguar asnjëherë pretendentët.
28 vjeçari ndër vite ka fituar shumë titujt të rëndësishëm me bavarezët, vlera e të cilit në merkato i arrin 40-50 milionë eurot.
Që prej transferimit nga Juventusi në ‘’ Allianz Arena ‘’ Kingsley Koman ka treguar vlerat tek ish rekordmenët e Bundesligës, me të cilët e ka përfunduar sezonin e nëntë, të shoqëruar me 296 sfida zyrtare, 64 gola dhe 66 asiste.
Vendimi i tij është pasuar menjëherë me interesin e disa klubeve të rëndësishëm në kontinentin e vjetër, emri i të cilëve ende nuk është bërë me dije.
Por pa dyshim prezenca e Kingsley Koman në çdo ekip do të përbënte një avantazh pasi spikat si një lojtar shumë i shpejtë, teknik dhe i vështirë për tu markuar, sidomos në duelet një kundra një.
Në futboll çdo fillim e ka edhe një fund dhe ishi i Paris St Germain pritet që të përfaqësojë shumë shpejt një tjetër ekip.



