
Pavarësisht fokusit maksimal tek lufta për fitimin e Serisë A , Milani i lideruar nga drejtori teknik dhe njëkohësisht legjenda Paolo Maldini konsideron se ka ende për të treguar në lidhje me merkaton dhe objektiv në ‘’ San Siro ‘’ është bërë Mauro Icardi .
E kaluara e lidh ngusht argjentinasin me Milanon sepse siç dihet ka mbrojtur ngjyrat e rivalëve të përjetshëm dhe natyrisht nëse ky operacion do të ketë sukses, sulmuesi do të kthehej në një të urryer nga tifozeria e zjarrtë e zikaltërve .
Eleminimi i Paris St Germain nga Champions League i ka dhënë më shumë arsye largimit nga ‘’ Parque de Prince ‘’ dhe Milani e shikon një plus për ofensivën duke qenë se Zlatan Ibrahimovich është në metrat e fundit të karrierës dhe domosdoshmërisht italianëve i duhet një referent për më tej.
Një trident i mundshëm i përbërë nga suedezi, Rafael Leao dhe Mauro Icardi mund të shënojë nisjen e një etape të re në historinë e ‘’ Djallit ‘’ dhe favori në këtë rast për ishi-n e Sampdorias është njohja me detaje e Scudettos , aty ku la gjurmë me Interin gjatë 6 sezoneve.
Kampionati përbën një rëndësi shumë të madhe për Milanin por edhe Europa nuk mbetet pas dhe nëse flitet për këtë skuadër , komentet janë të tepërta sepse shquhet ndër më të suksesshmet në historinë e Champions Leagues , eveniment që ka nevojë për një përgatitje specifike dhe eksperienca parashikohet se do t’ia hapë rrugën Milanit për të realizuar performanca të një tjetër niveli dhe të harrojnë të kaluarën e hidhur në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.



