
Tek Manchester United vijon të punohet intensivisht për tu përforcuar siç duhet për sezonin vijues.
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ në çdo merkato, qoftë verore apo dimërore kanë luksin të kenë mbështetjen e Joel dhe Avram Glazer.
Kualifikimi për në Champions League është një risi tek 20 herë kampionët e Premier Leagues të cilët kanë munguar për një kohë të gjatë, ç’ka do të thotë se i presin sfida të ashpra.
Marc Bernal është objektivi i rradhës për Manchester United i cili edhe pse me vetëm 19 vite mbi supe shquhet si një ndër më premtuesit për të ardhmen.
Spanjolli është një vlerë e shtuar në mesfushën e Barcelonës, i cili e përfundon kontratën në 2029-tën.
Gjithsesi krerët e presidencës janë gati të ofrojnë 60 milionë euro për katalanasin dhe Joan Laporta duhet ta analizojë me kujdes për të marrë vendimin ideal në të mirën e klubit.
Manchester United do të tregojë edhe njëherë veten në këtë kompeticion të rëndësishëm dhe sigurisht në kampionat, një ndër më kompetitivët në Europë.
Për ti arrirë objektivat duhen me patjetër transferimet cilësore në ‘’ Old Trafford ‘’ dhe referuar rastit konkret vlen të shtohet se Marc Bernal numëron 5 gola dhe 1 asist në 33 sfidat e sezonit aktual.



