
Ecuria shumë e mirë me Arsenalin ndër vite vijon ti sigurojë pretendentë Thomas Partey-t.
Mesfushori ka nisur sezonin e pestë me ‘’ Topchinjtë ‘’, një ekip që ka rikuperuar ndjeshëm terren në krahasim me të kaluarën, në Angli dhe jo vetëm.
Tek ganezi spikat aspekti taktik dhe të qënit shumë efektiv drejt portave kundërshtare, për të cilin kanë mbërritur disa oferta nga Arabia Saudite së fundmi.
Në vitet pararendës në kampionatin vendas janë transferuar shumë lojtarë cilësorë, të cilët lanë gjurmë në kontinentin e vjetër për arsye të ofertave potente në aspektin ekonomik.
Kjo tendencë ka ardhur në rritje duke e shëndërruar kampionatin respektiv në tejet kompetitiv.
Nëse i referohemi këtij detaji pritet një reagim nga 31 vjeçari, lojtar i cili me siguri do ta analizojë me kujdes hapin e rradhës, mjaft i rëndësishëm për karrierën.
Sezonin aktual nxënësi i Mikel Artetas e ka nisur me gol dhe numëron dy sfida nën drejtimin e numrit një të stolit të londinezëve.



