Kupa e Amerikës/ Faza çerekfinale, spikat Uruguai-Brazil

Kupa e Amerikës/ Faza çerekfinale, spikat Uruguai-Brazil

Në fazën e grupeve të Kupës së Amerikës pavarësisht ekipeve me emër, pa dyshim kishte edhe të papritura.

Disa patën vështirësi ndërsa disa të tjerë e finalizuan me pikë të plota, si përshembull Argjentina,Venezuela dhe Uruguaji.

Tanimë në çerekfinale s’do të ketë më llogari pasi një gabim i vogël mund të lërë jashtë këtij turneu, i cili natyrisht ka rezultuar shumë emocionues deri më tani.

Çerekfinalja e parë do të jetë ajo midis Argjentinës dhe Ekuadorit në datën 5 korrik në orën 03.00 në ‘’ NRG Stadium ‘’ të Houstonit, dy ekipe të cilat bënë mirë në fazën e grupeve, por kombëtarja e Lionel Scalonit rikonfirmoi se mbetet kandidate potenciale për ta fituar Kupën e Amerikës për herën e 16-të.

Por Ekuadori edhe pse një rival që mund të kalohet pa shumë probleme në letër është shfaqur shumë i rrezikshëm, i cili natyrisht i ka statistikat në disfavor pasi në gjashtë të fundit me kampionët në fuqi të botës, ka barazuar vetëm një dhe i ka humbur pesë.

Çerekfinalja tjetër luhet midis Venezuelës dhe Kanadasë në datën 6 korrik në orën 03.00 në ‘’ ATT Stadium ‘’ të Arlington.

Amerikano-jugorët nën drejtimin e Fernando Batistas i tejkaluan pritshmëritë në fazën e grupeve duke i siguruar pikët e plota, të cilët do të kenë përballë një rival jo të lehtë.

Amerikano-veriorët bënë mirë në fazën e grupeve duke lënë jashtë turneut Kilin dhe Perunë dhe humbën vetëm ndaj Argjentinës.

 

Drupal Ad

 

 

 

Sigurisht diferencat midis të dyjave nuk janë shumë të mëdha, edhe pse ‘’ La Vinotinto ‘’ ka treguar superioritet gjatë sfidave.

Një ditë më pas po në të njëjtën orë hidhen në fushën e ‘’ State Farm ‘’ të Arizonas Kolumbia dhe Panamaja.

Amerikano- qëndrorët ishin surpriza e grupit C, të cilët lanë jashtë Kupës së Amerikës organizatorët.

Nën drejtimin e Thomas Christiansen, Panamaja nuk e nisi mirë duke humbur kundër Uruguajit por rikuperoi shpejt terren dhe mposhti zotët e shtëpisë me përmbysje, një ndeshje e cila prodhoi edhe dy kartona të kuq për secilin ekip.

Ndërsa në të tretën, kundër një Bolivie të eleminuar përsëri nxënësit e danezit dhanë shenja se mund të bëjnë më tepër, të cilët fituan me meritë 1-3.

Megjithatë, kombëtarja e ‘’ Los Cafeteros ‘’ sigurisht ka një nivel tjetër, e cila vuri diktatin në grupin D.

Natyrisht traineri Nestor Lorenzo e ka ndryshuar rrënjësisht këtë skuadër, e cila natyrisht konsiderohet kandidate potenciale për ta fituar Kupën e Amerikës.

Edhe Uruguaji Brazil është e parashikuar të luhet në datën 7 korrik por në 03.00 në ‘’ Allegiant Stadium ‘’ të Nevadas. ‘’ Celestët ‘’ vijuan serinë e rezultate pozitive ashtu si edhe në fillimin e Eleminatoreve, të vlefshme për Botërorin e 2026-tës.

Falë potencialit të padiskutueshëm të Marcelo Bielsas, ‘’ Los Charruas ‘’ morën tre fitore në grupin C, duke evidenuar se janë një ekip i formuar për të shkuar larg.

Por gjithmonë duhet patur kujdes nga Brazili sidomos në faza të tilla, ekip i cili bën diferencën për arsye të individualiteteve.

Me një teknik si Dorival Junior, ‘’ Los Canarinhas ‘’ u rikthyen edhe më të fortë pas barazimit befasues kundër Kosta Rikës në sfidën e parë duke fituar me Paraguajin dhe e finalizuan me një tjetër barazim kundër Kolumbisë.

Dy herë kampionët e botës i treguan dhëmbët ‘’ Seleçaos ‘’ edhe në Eleminatoret e Botërorit duke i mundur në Montevideo 2-0 por gjithsesi çdo sfidë është e ndryshme, sidomos në këto stade.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy