Euro 2024/ Reja: Shqipëria s’duhet nënvlerësuar, vështirë t’i nxjerrësh jashtë

Euro 2024/ Reja: Shqipëria s’duhet nënvlerësuar, vështirë t’i nxjerrësh jashtë

Ish trajneri i kombëtares kuqezi Edy Reja në një intervistë për Corriere dello Sport, analizoi në detaje përballjen Itali-Shqipëri, duke zbuluar më shumë detaje rreth Shqipërisë.

Komenti i tij i parë shkoi për pasuesin e tij, Sylvinho për të cilin u shpreh se është i zoti dhe se ka bërë një punë të madhe duke arritur objektivin.

Ndërsa sa i përket sfidës, ai tha se Shqipëria nuk duhet nënvlerësuar, është rritur shumë në raport me 2016 dhe se sipas tij do të jetë e vështirë t’i nxjerrësh jashtë.

Drupal Ad

 

 

 

Sylvinho është i zoti, ka bërë një punë të madhe duke arritur objektivin, u kualifikua me meritë si të parët në një grup me Republikën Çeke dhe Poloninë.

Gjeti dhe një bazë të mirë, ishin të gjithë lojtarët e mi, përjashto këtu Arbër Hoxhën. Ramadani, Asllani, Gjimshiti, Mitaj, Bajramin e binda të vinte te Shqipëria. Broja ishte i ri, Manaj është një tjetër krijesë e imja.

A bëj tifo për Shqipërinë? Unë jam italian, i kam “azzurrët” në zemër, por kam afeksion dhe simpati për shqiptarët, do të më pëlqente nëse do të bënin një figurë të mirë, por do të bëj tifo për Italinë, e njoh edhe Spallettin.

Çfarë duhet të presim nga kjo sfidë? Shqipëria nuk duhet nënvlerësuar, është rritur shumë në raport me 2016, është një skuadër e fortë nga pikëpamja karakteriale. Do të jetë e vështirë t’i nxjerrësh jashtë. Shqipëria mbrohet me tetë lojtarë, nuk të lënë shumë hapësira.

Lojtarët e krahut, Asani, Hoxha ose Seferi përpara Brojës, janë të gjithë të shpejtë. Të tjerët si Hysaj dhe Ismajli luajnë në Serie A. Ata e njohin filozofinë tonë, mënyrën tonë të luajturit.

Me Spanjën dhe Kroacinë ky është një grup i komplikuar për Italinë, por edhe Shqipëria ka shanse, kjo do të jetë një sfidë decizive. Në Dortmund do të jenë 15-20 mijë tifozë shqiptarë, do të vijnë nga e gjithë Evropa, do të ketë një entuziazëm të paparë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy