Paris St Germain, nuk e harron Theo Hernandezin

Paris St Germain, nuk e harron Theo Hernandezin

Merkatoja e verës mendohet se do të jetë shumë përcaktuese për të ardhmen e Paris St Germain.

Luis Enrique e ka zhvilluar sezonin e parë nën drejtimin e ‘’ Les Pariziens ‘’, i cili fatkeqësisht nuk arriti ta fitojë Champions Leaguen, objektivi kryesor i presidentit Nasser Al Khelaifi.

Por asturiani e njeh shumë mirë rrugën drejt suksesit pasi e demostroi në të kaluarën me Barcelonën.

Spanjolli është përqëndruar më së shumti tek prapavija dhe Theo Hernandez vijon të jetë pjesë e listës së gjatë të tij.

Për francezin sheiku nga Katari mendon të ofrojë më shumë se 60 milionë euro për ti bindur drejtuesit e Milanit.

 

Drupal Ad

 

 

 

Pavarësisht prezencës së Nuno Mendes, problemet në krahun e majtë e mbrojtjes së kryeqytetasve ende nuk kanë marrë zgjidhje dhe ‘’ Lucho ‘’ po i kushton shumë vëmëndje gjatë kësaj periudhe.

Rinovimi i 26 vjeçarit deri në 30 qershorin e 2027-tës me ‘’ Djallin ‘’ konsiderohet një lloj pengese për fituesit në fuqi të Ligue 1 por oferta e Nasser Al Khelaifit mund ti bindë italianët për t’ia hapur derën e largimit nga ‘’ Parque de Prince ‘’ ishi-t të Real Sociedadit.

Projekti ambicioz i parizienëve ka si kryefjalë fitimin e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube, të cilin do ta tentojnë në vijimësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy