Humbja ndaj Vllaznisë, Dede: Lojtarët e Partizanit me mendjen te derbi

Humbja ndaj Vllaznisë, Dede: Lojtarët e Partizanit me mendjen te derbi

Trajneri Nevil Dede, në emisionin “Skaner” në MCN TV, analizoi ndeshjen mes Vllaznisë dhe Partizanit në çerekfinalen e Kupës, e cila u fitua 3-1 nga shkodranët.

Dede u shpreh se golat e pësuar nga të kuqtë erdhën për shkak të gabimeve individuale. Sipas tij, fokusi i lojtarëve të Partizanit ka qenë te derbi nga Tiranës.

Rezultati është i tillë për shkak të gabimeve individuale të disa lojtarëve. Ishte një pjesë e barabartë nga të dyja ekipet. Kolela kishte menduar të bëjë pak rrotacion, sepse ka derbin përpara. Vllaznia bëri një rrotacion, por me titullarët që po rikthehen, si Hakaj, Butalovic dhe Boshnjaku. Ishte një terren i vështirë. Partizani në pjesën e parë kishte probleme në shkallëzim. Golat e pësuar ishin mungesë orientimi apo përqendrimi te Partizani.

Partizani përsëri ka mundësinë për të rikuperuar. Goli i Matodnos mendova se do rihapte në pjesën e dytë. Vllaznia u përshtat më mirë. Humbja e Partizanit ishte më shumë gabime individuale. Ishin gola të evitueshëm. Mendoj se fokusi i lojtarëve të Partizanit më shumë mund të ketë qenë te derbi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy