Milani, tjetër opsion për mbrojtjen

Milani, tjetër opsion për mbrojtjen

Siç është deklaruar edhe më përpara një ndër objektivat e drejtuesve të Milanit referuar merkatos dimërore vijon të jetë përforcimi i mbrojtjes.

Kuqezinjtë natyrisht janë kandidatë potencialë për fitimin e titujve sidomos në Itali por fillimisht duhet ti vënë pikat mbi i në lidhje me fazën më vendimtare të sezonit. 

Massimilliano Allegri në bashkpunim me bordin drejtues po analizojnë disa emra të cilëve së fundmi i është bashkuar edhe ai i Diego Coppola. 

22 vjeçari aktivizohet për Brighton dhe ka bërë paraqitje për tu marrë në konsideratë, në një ndër kampionatet më kompetitivë të Europës.

Situata për të tek anglezët nuk është edhe aq favorizuese duke qenë se nuk e ka bindur trainerin Fabian Hurzeler dhe krerët e ‘’ Djallit ‘’ synojnë të përfitojnë nga ky fakt.

 Rikthimi në Serinë A shikohet si një alternativë e mundshme i cili e njeh shumë mirë Milanin pasi në të shkuarën ishte pjesë e Hellas Veronas. 

Përpos ish fituesve të Champions Leagues Diego Coppola po tentohet edhe nga Fiorentina, Torino dhe Genoa, për të cilin Milani nuk do ta ketë edhe aq të lehtë pavarësisht emrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy