Laçi ka nisur përgatitjet për ndeshjet e Europës, aty ku do të bëjnë pjesë në Conference League. Kurbinasit kanë zhvilluar ditën e sotme një miqësore, të parën që kur ka përfunduar kampionati.
Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro, ka mposhtur me rezultatin 7-0 Strugën, skuadrën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të cilët gjithashtu do të luajnë Conference League.
Afrimi i kësaj merkato te Laçi, Dejan Zarubica, ka debutuar me dopietë golash. Dy herë shënoi edhe Regi Lushkja, ndërsa golat e tjerë mbajnë firmat e Julian Shehut, Ardit Deliut dhe Iljasa Zulfiut.
Laçi tregoi një formë shumë të mirë në këtë ndeshje, ndërsa nga ana tjetër Struga zbriti në fushë me mungesat e titullarëve.



